MSH licencon pesë laboratore private, dy për teste molekulare dhe tri për serologjike
Ministria e Shëndetësisë në Kosovëka licencuar pesë laboratorë privatë për kryerjen e testeve për COVID-19.
Dy prej laboratorëve janë licencuar për teste molekulare (RT-PCR) dhe tri teste serologjike.
Sipas një njoftimi për media thuhet se pas shqyrtimit të aplikacioneve nga bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i MSH-së kanë marrë leje për shërbimin e testimit për SARS-COV 2, përkatësisht për të kryer teste molekulare (RT-PCR) dhe teste serologjike.
Ndërkohë bëhet me dije se laboratorët privatë për kryerje të testeve molekulare të licencuara janë një në Prishtinë dhe një në Lipjan, ndërsa, ato serologjike, janë një në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Suharekë./abcnews.al