Aktori turk Engin Altan Duzyatan, i njohur në Shqipëri me rolin e “Ertugrulit”, prej 6 vitesh është i martuar me Neslisah Alkoçlar. Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe me jetën e pasqyruar në rrjetet sociale duken shumë të lumtur.
Sot për çiftin është një ditë e veçantë, pasi ata feston 6-vjetorin e martesës. Nuk kishte se si të mungonte një dedikim nga aktori, i cili ka postuar një foto të tyre në Instagram, ku shfaqen të buzëqeshur në krahët e njëri-tjetrit.
“Fjalët janë të padobishme”, shkruan “Ertugrul”, shoqëruar me datën e tyre të martesës.
Gjithashtu Neslisah ka bërë një dedikim për Enginin duke u shprehur: “Dikur doja të isha “një” me ty, pastaj u bëmë “ne” dhe dëshira ime e vetme është të jem përjetë përkrah teje. Të dua”./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEbRN6-AndR/
https://www.instagram.com/p/CEbNjnpjhdv/

