Testet për koronavirusin duhet të shtohen akoma më tej. Jo vetëm për të zbuluar personat pa simptoma, por edhe për të mbrojtur ata që kanë pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv për virusin.
Kështu ka deklaruar Maria Van Kerkhove drejtuesja teknike për Covid-19 në OBSH të enjten, shkruan abcnews.al
Qeveria federale në SHBA është duke u përballur me kritika pasi ndryshoi udhëzimet në lidhje me procesin e testimeve.
Sipas rregullave të reja nga CDC, personat që kanë rënë në kontakt me të infektuar, por nuk kanë simptoma, nuk duhet të testohen.
Por, udhëzimet e reja nga OBSH thonë tërësisht të kundërshtim:
“Ajo që në kemi nënvizuar janë strategjitë për të gjetur në mënyrë aktive raste të reja,” u shpreh Van Kerkhove.
“Kështu që ne rekomandojmë që të testohen rastet e dyshuara, dhe ne situata ku është e mundur të shtohen testet dhe të kërkohet realisht për raste në mënyrë që të izolohen dhe të niset gjurmimi i kontakteve.”
Më e rëndësishmja është që të testohen personat që janë më shumë të predispozuar të infektohen shtoi ajo. /abcnews.al/