Sipas MeteoAlb, mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin por gjatë orëve të pasdites do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al