Dajan Shehi do të veshë edhe për një sezon me Vllazninë. Mbrojtësi nga Elbasani, pasi zhvilloi një kampionat të mirë vjet, i ka bindur drejtuesit shkodranë t’i ofrojnë një kontratë të re.
Shehi ka pranuar dhe ditën e sotme edhe ka hedhur të zezën mbi të bardhë. Klubi shkodran ka dalë edhe me njoftim pasi mbrojtësi ka nënshkruar marrëveshjen e re.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratën edhe me mbrojtësin Dajan Shehi. Paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, kanë bindur stafin teknik për vlerat e tij dhe për këtë arsye, ai do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën tonë”, shkruan klubi i Vllaznisë. / abcnews.al