Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç sulmon Britaninë, SHBA e Francën për përkrahjen ndaj Kosovës

schedule14:01 - 5 Maj, 2018

schedule 14:01 - 5 Maj, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar Britaninë, Francën dhe Amerikën lidhur më kërkesën e tyre që të shfuqizohen seancat raportuese për Kosovën në OKB. Gjithashtu pranon se do të ketë shumë presion ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar vendet perëndimore.  Ai thotë se prej shumë kohësh, disa shtete po përpiqen të ndryshojnë formatin e bisedimeve mbi Kosovën përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky reagim i Vuçiç erdhi pas raportimeve të mediave se Britania po kërkon që seancat në OKB për Kosovën të shfuqizohen ose të jenë të mbyllura për publikun.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Për një kohë të gjatë, këtë po përpiqen ta bëjnë Britania e Madhe, Amerika, Franca dhe të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën. Ata thonë se nuk ka probleme në Kosovë, se nuk ka nevojë për raporte për gjashtë muaj, por se do të shkojmë në seancë plenare. Ata kanë punuar për një kohë të gjatë dhe nga këndvështrimi i tyre tashmë kanë përfunduar punën për Kosovën”.

Ndërkohë, më tej Vuçiç pranoi se muajt në vazhdim do të jenë të vështirë për Serbinë në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për Kosovën.  Sipas tij për këtë çështje do të ketë shumë presion nga vendet që përkrahin qeverinë e Prishtinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!