Një qytetar nga Gramshi gjen pushkë dhe municione në oborrin e tij

schedule11:29 - 5 Maj, 2018

schedule 11:29 - 5 Maj, 2018

Disa pushkë dhe municione luftarake janë gjetur në Gramsh. Një 62 vjeçar ndërsa po pastronte gropën e gëlqeres , pronë e tij, konstatoi disa fishekë.

Më pas qytetari ka njoftuar policinë dhe në vendngjarje mbërritën forcat xheniere të ushtrisë.

Me ndihmën e tyre u bë i mudur pastrimi i gropës dhe u gjetën 18 armë zjarri, pushkë model 56, të ndryshkura dhe 80 copë kaseta me fishekë model 56, të dëmtuara nga lagështira. /abcnews.al