Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Levan.
. Banesa e bashkëshortëve Sulejmani dyshohet se ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Më herët, Bajram Sulejmanit iu dogj punishtja e mobilerisë nga zjarri i së premtes në Levan./abcnews.al

