Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Edhe tre ditë për t’u bërë pjesë e rrjetit MIA”/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

schedule20:52 - 7 Shtator, 2026

schedule 20:52 - 7 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të aplikojnë për t’u bërë pjesë e rrjetit MIA, teksa kanë mbetur edhe 3 ditë për të aplikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, ekspertë dhe krijues që të bashkohen në këtë fazë të re reformimi.

Rama thotë se të përzgjedhurit do bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

Postimi i Ramës në Facebook

EDHE TRE DITË për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA!

Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, të rinj (jo thjesht në moshë po në mendësi:-), ekspertë dhe krijues që të na bashkohen në këtë fazë të re reformimi

Ftesa ka dy mundësi:

PUNO ME NE

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

BASHKËPUNO ME NE

Propozo një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik.

Kërkohen aftësi dhe ide në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të dhënash.

Nëse je gazetar, krijues, dizajner, programues, ekspert i teknologjisë apo ke qoftë edhe një ide se si mund ta bëjmë  komunikimin publik më të mirë, apliko për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA ose bashkëpunëtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Ne kërkojmë talent, energji, ide e mbi të gjitha vullnet për kontribute të reja në komunikimin publik të së nesërmes dhe premtojmë një proces vlerësimi meritokratik të çdo kandidati. Sepse ne duam thjesht më të mirët.

Deri tani kemi marrë një numër surprizë aplikimesh që sapo ka kaluar mbi 100

Apliko në: [email protected]

Afati: 10 shtator 2026, ora 23:00

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!