Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Spanjën për politikat ndaj emigracionit, duke thënë se Madridi “nuk ka asnjë kontroll mbi kufirin”.
Deklarata e tij vjen pas situatës së krijuar me emigrantët në Ceuta, enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut.
Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mohuar se ka prova të forta se Maroku ka organizuar fluksin e emigrantëve drejt Ceutës.
Trump e ka cilësuar situatën si “skandal”, duke paralajmëruar se emigrantët që hyjnë në Spanjë mund të vazhdojnë drejt vendeve të tjera evropiane.
“Ata do ta shkatërrojnë Evropën”, ka deklaruar Trump.

