Vllaznia “pazar” në Itali, zyrtarizohet një sulmues brazilian

schedule14:37 - 22 Gusht, 2020

schedule 14:37 - 22 Gusht, 2020

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi brazilian.  Victor Matheus Da Silva ka nënshkruar dhe klubi shkodran ka dalë edhe me një njoftim në rrjetet sociale. “KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur me sulmuesin brazilian. Victor Matheus Da Silva Matos.

Drejtuesit vijojnë punën për plotësimin e të gjitha kërkesave të stafit teknik dhe bërjen gati të skuadrës për sezonin e ri futbollistik”, shkruhet në njoftimin e kuqebluve, që një ditë më parë kanë bërë zyrtare afrimet e Enes Isufit dhe Bojan Zogovic.

KUSH ËSHTË DA SILVA – Sulmuesi është 25 vjeç dhe sezonin e fundit ka luajtur në Serie C. Dhjetë ndeshje me Virtus Verona, vetëm tre si titullar. Asnjë gol në llogarinë e tij në kampionat. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Fano e Fermana sezonin e shkuar.

Da Silva ka luajtur edhe në Serie A, në sezonin 2012/13, kur ishte pjesë e skuadrës së Chievo. Më pas është huazuar te Brescia e Pescara në B, ndërkohë që ka veshur edhe fanellat e Teramo, Perugia E Lupo Roma në Itali. Në janar të vitit 2016 luajti edhe në Kroaci me Istra, pa mundur të lërë gjurmë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!