Besa vijon të përforcohet dhe mbrëmjen e djeshme është konfirmuar një tjetër lëvizje. Portieri Klajdi Kuka, i cili vjet ishte pjesë e Dinamos, ka nënshkruar me verdhezinjtë dhe do të mbrojë katërkëndëshin e kavajasve në vazhdim.
Kuka është një portier me eksperiencë, madje ka luajtur edhe në Superiore me Tomorin, Tiranën, Tërbunin dhe Kastriotin. Në Kategorinë e Parë, veç Dinamos, ka qenë edhe me Vorën dhe Turbinën. Tani do të jetë pjesë e Besës.
Në Kavajë më parë kanë konfirmuar edhe afrime të tjera. Nga Besëlidhja janë marrë Eristotel Koleci dhe Igli Moqi, ndërkohë që kanë nënshkruar edhe Jetmir Sefa (Dinamo), Jurgen Peqini (Turbina) dhe Kaina Nunes (Moura-divizioni i tretë, Portugali). /abcnews.al