Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Për mua, një amanet i shenjtë

schedule18:32 - 12 Qershor, 2026

schedule 18:32 - 12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, duke iu përgjigjur një prej parrullave të protestuesve.

Në 35-vjetorin e PS, Rama u shpreh se për të, Shqipëria është një amanet i shenjtë.

“Leje të dhëna qorrazi në shtretërit e lumenjve në lumin e Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. Për shpalljen e Vjosës park kombëtar, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Nuk i është dhënë mbrojtje kaq e fortë, e shpëtuam Vjosën nga hidrocentralet. Jemi në betejë me një krimnel, kur i mori Shqipërisë 110 milionë euro në arbitrazh, dhe ata opozitarë shpërndanin para zgjedhjeve fletushkën se ikën 110 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve.



Ai llum i sjellë në Shqipëri, nuk ka marrë asnjë qindarkë, por po përballet me drejtësinë në Belgjikë. Hidrocentrali i tij monstruoz iku për skrap. Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, flamuri i ngritur në Vlorë nga plaku legjendar i pavarësisë, nuk ka qenë çarçaf patriotizmi, por për ne, për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe në zemrën time”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!