Kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin e Zvërnecit si investimin më të madh që i është ofruar ndonjëherë Shqipërisë, duke theksuar se vendi nuk ka luksin ta refuzojë këtë mundësi zhvillimi.
Gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, Rama kritikoi kundërshtimet ndaj projektit, duke i cilësuar ato si të motivuara nga interesa politike dhe paaftësia për të ofruar alternativa.
Ai nënvizoi se sfida e Shqipërisë nuk është të zgjedhë mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik, por t’i harmonizojë të dyja, duke rritur njëkohësisht përgjegjësinë ndaj mjedisit, trashëgimisë historike dhe perspektivës së zhvillimit të vendit.
“Jemi në një moment që po ndodh me ata që nuk po dalin në atë protestë, apo nuk po e mbështesin atë protestë, për një parti të vjetër, të re, apo ende në bark të bulevardit, po ndjen sëkëlldi me maraz për ne. Prandaj procesin e mëtejshëm ta shoqërojmë me një reflektim, për ata njerëz të arsyeshëm, që kanë nevojë të udhëhiqen dhe të shohin perspektivën e qartë që me vete e ka vetëm PS. Kjo që po ndodh nuk është vetëm ajo që duket, është shumë më delikate dhe më e rëndësishme për të nesërmen.
Të cilët kanë dalë si kërpudha pas shitur, që të ngushëllojnë hallet e tyre, paaftësitë e tyre dhe pamundësitë e tyre për të dhënë me të mirën. Ky është investimi më i madh që i ka ardhur si mundësi Shqipërisë në historinë e saj dhe ky është një investim të cilin Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë. Për këtë investim ka shumë vend për debat dhe vigjilencë, por ajo që nuk është e drejtë dhe e patolerueshme është se sa herë kemi ambicien për diçka dënohet. Sfida jonë dhe e kohës është që të mos zgjedhim mes natyrës dhe zhvillimit. Sfida jonë është që t’i bëjmë të dyja. Të rrisim përgjegjësinë ndaj mjedisit, natyrës dhe historisë”, tha Rama.



