Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama u përgjigjet protestuesve: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur!

schedule18:45 - 12 Qershor, 2026

schedule 18:45 - 12 Qershor, 2026

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, iu drejtua edhe protestuesve që kundërshtojnë projektet dhe vendimmarrjet e fundit të qeverisë në çështjet e mjedisit.

Kryeministri pranoi se ditët e fundit kanë qenë të vështira edhe për të personalisht dhe tha se kishte zgjedhur këtë moment për t’iu drejtuar jo vetëm mbështetësve të Partisë Socialiste, por edhe qytetarëve që po protestojnë.

Ai u bëri thirrje protestuesve të dëgjojnë argumentet e qeverisë, duke theksuar se mban përgjegjësi për deklaratat që bën përpara qytetarëve.



Kreu i qeverisë shtoi se, nëse pretendimet dhe shqetësimet e ngritura ndaj projektit do të rezultonin të vërteta, ai vetë do të ishte po aq i indinjuar sa edhe kundërshtarët e tij.

“Merita i takon atij që është në arenë, që guxon, gabon, sepse nuk ka përpjekje pa gabime. Atij që njeh entuziazmin e madh dhe e shpenzon veten për një kauzë të drejtë.

Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka një vend apo ditë më të duhur sa kjo e sotmja që t’ju drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë me ne.

Duke nisur me ata që janë në protestë, nga unë dhe qeveria e PS-së lutem që të më dëgjojnë, sepse ndryshe nga shumëkush mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them përpara 800 mijë shqiptarëve që më kanë besuar udhëheqjen.

E përsëris dhe e them: po të ishin të vërteta ato që u është mbushur mendja, do të isha edhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush.

Po jetojmë këto ditë ato zhvillime të rrjeteve sociale, ku shumë shtete kanë rënë në kurthin e manipulimit. Prandaj unë dhe cilido që është i interesuar të mbrojë interesin publik dhe ka interes për mjedisin, biodiversitetin dhe të ardhmen e shpendëve, i them se faktet që ne kemi në dispozicion janë të mjaftueshme për të qetësuar këdo.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!