Lëvizje te Vllaznia. Ditën e sotme janë firmosur katër kontrata dhe kemi të bëjmë me dy prurje të reja. Bojan Zogovic, i cili vjet ishte pjesë e Zira në Azerbajxhan, do të mbrojë katërkëndëshin. Prej ditësh ishte raportuar se malazezi ishte objektivi i Vllaznisë, ndërkohë që sot portieri me eksperiencë ka mbërritur në Shkodër dhe ka nënshkruar.
Kuqeblutë kanë zyrtarizuar edhe Enes Isufin, mbrojtësin që vjet ishte pjesë e Luftëtarit. Shkodrani luajti edhe në miqësore dje kundër Teutës dhe shënoi autogol. Ndërkohë te Vllaznia janë rinovuar kontratat me dy mesfushorë vendas: Behar Ramadanin dhe Florind Bardullën.
“Katër futbollistë i janë shtuar sot zyrtarisht ekipit të Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë firmosur kontratat me portierin Bojan Zogoviç dhe mbrojtësin Enes Isufi, ndërkohë që kanë rinovuar kontratat me futbollistët Behar Ramadani e Florind Bardulla. Të katër këta futbollistë janë vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe kësisoj puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri vazhdon”, njofton klubi shkodran. /abcnews.al