Është mbyllur takimi miqësor mes Vllaznisë dhe Teutës, me “Djemtë e Detit” që kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 0-1. Edhe pse Kukësi e anuloi miqësoren kundër Kastriotit për të mos rrezikuar për UEFA Europa League, Teuta nuk e bëri diçka të tillë dhe takimi kundër Vllaznisë u zhvillua.
Madje, djemtë e Martinit arritën edhe të merrnin një fitore 0-1, falë një autogoli të Isufit në minutën e 56-të. Ky i fundit, erdhi në fushën e lojës në pjesën e dytë dhe autogoli i tij, rezultoi vendimtar për rezultatin e takimit.
Pankina e re e Vllaznisë e nis me humbje në ndeshjen debutuese, ndërsa Martini dhe djemtë e tij, shkojnë me moralin lart në ndeshjen eliminatore të UEFA Europa League, kundër Beitar Jerusalem, që do të luhet me datë 27 gusht./abcnews.al
Miqësore
Vllaznia – Teuta 0-1
Isufi (ag) 56′