Policia e Korçës ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Sipas bluve është arrestuar Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.
Ata janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Transportonin 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.
Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.
Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”
/abcnews.al