Dita e sotme është shumë e trishtë për këngëtarin legjendar Sabri Fejzullahu.
Ai ka humbur vëllain e tij, Shefki Fejzullahu dhe lajmin e hidhur e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale.
“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë.
Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!
Shpirti yt u bëftë dritë”, ka shkruar Sabriu krahas fotos, ku shfaqet me të vëllain.
Nuk dihet nëse ky i fundit vuante nga ndonjë sëmundje, por mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta, edhe nga emra të njohur të skenës shqiptare./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEBn2WcjkPI/?utm_source=ig_web_copy_link