COVID-19, Zelanda e re shtyn me një muaj zgjedhjet e përgjithshme

schedule20:29 - 17 Gusht, 2020

schedule 20:29 - 17 Gusht, 2020

Shpërthimi i rasteve të reja me koronavirus ka bërë që Zelanda e Re të shtyjë zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara të zhvilloheshin muajin e ardhshëm.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se data e re e zgjedhjeve, 17 tetori, u jep partive mundësinë të planifikojnë më mirë fushatat e tyre bazuar në çdo kufizim që do të ndërmerret për shkak të COVID-19.

Ndër të tjera Ardern ndodhej nën presionin në rritje të opozitës për të shtyrë zgjedhjet e shtatorit. Shumica e fushatave janë ndalur për shkak të rasteve të reja me koronavirusit në qytetin e Auckland-it, i cili ndodhet nën një izolim dy-javor.

Sipas saj ndryshimi i datës së zgjedhjeve ishte një vendim i rëndësishëm. Ajo shtoi se në vend po kryhen testime në nivel të lartë, gjurmim i shpejtë i kontakteve krahas masave kufizuese.

Burimi i infeksioneve të reja është ende një mister. Opozita kryesore e Zelandës së Re, Partia Kombëtare, kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve deri në nëntor, apo edhe vitin e ardhshëm. Ata besojnë se kufizimet që po u bëhen fushatave zgjedhore për shkak të pandemisë, do t’i jepnin kryeministres një avantazh të padrejtë.

Jacinda Ardern është vlerësuar gjerësisht për vënien nën kontroll të situatës së krijuar në vend nga pandemia dhe pritet të fitojë një mandat tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!