119 raste me koronavirus, 21 persona luftojnë me vdekjen

schedule16:52 - 17 Gusht, 2020

schedule 16:52 - 17 Gusht, 2020

Vijon numri i lartë i rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit.

Siç konfirmon ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 119 raste pozitive në të gjithë vendin, ndërsa raportohet për 2 të vdekur. Konkretisht, ka ndërruar jetë një 60 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Korça.

Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë, ndërsa gjenden të shtruar 117  të tillë në të dy spitalet Covid.

Nga këta, 21 persona janë në shërbim intensiv ose të intubuar tek të dyja spitalet Covid.

Sipas ministrisë aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)

Testime totale            50928

Raste pozitive              7499

Raste të shëruara         3816

Raste Aktive                3453

Humbje jete             230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1854

Durrës                  433

Shkodër               290

Fier                       150

Lezhë                    134

Korçë                    132

Vlorë                     127

Kukës                    107

Elbasan                 101

Berat                     57

Gjirokastër         34

Dibër                     34./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!