Milot Rashica dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. RB Leipzig ia plotëson këtë kërkesë, por klubi gjerman nuk ka bërë ofertën e duhur te Werder Bremen.
Mediat në Gjermani raportuan më parë se marrëveshja ishte shumë pranë, por djaloshi nga Vushtrria nuk mund të largohet pa u bërë oferta e duhur për të. Klauzola e largimit është 38 milion euro, por Werder mund të kënaqet edhe me 25 milion euro.
Milot Rashica does not want to join Aston Villa and be involved in another relegation battle, according to DeichStube. #SVW #AVFC
— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) August 16, 2020
Ditët e fundit u raportuar edhe për një ofertë nga Aston Villa, madje më e mira deri më tani për Rashicën. Gjithsesi ai e ka refuzuar, pasi nuk dëshiron të luftojë për mbijetesë, edhe pse bëhet fjalë për një kampionat si Premier League. /abcnews.al