“Farmers League” dhe duartrokitje, një hakmarrje e ëmbël e Kylian Mbappe për të gjithë ata që prej vitesh tallen me Ligue 1. E quajnë liga e fshatarëve, por mbrëmë për herë të parë në histori u bë e mundur që dy ekipe franceze të kualifikoheshin në gjysmëfinalet e Champions League.
FARMERS LEAGUE ?
?????? @OL
— Kylian Mbappé (@KMbappe) August 15, 2020
Lyon eliminoi skuadrën e Manchester City, që cilësohej si favorite për trofeun. Më parë kishte bërë të njëjtën gjë me Juventusin dhe tanimë do të përballet me Bayern Munich në gjysmëfinale.
“Liga e fermerëve” është një mesazh i qartë i Mbappe, për të gjithë ata që tallen me kampionatin e kampionëve të botës. Imagjinoni të jetë finalja e gjitha franceze… /abcnews.al