COVID-19, karantinohen mbi 2 mijë studente e mësues në shkollat amerikane

schedule09:16 - 14 Gusht, 2020

schedule 09:16 - 14 Gusht, 2020

Më shumë se 2,000 studentë, mësues dhe anëtarë të stafit arsimor në disa shkolla amerikane janë karantinuar.

Përhapja e pandemisë shkaktoi ndërprerjen e shkollave në Amerikë për shkak të rrezikut nga COVID-19. Ndërkohë kthimi në normalitet sipas ekspertëve mund të shkaktonte një kosto shumë të lartë.

Shumë studime kanë treguar se fëmijët mund ta marrin virusin shumë lehtë dhe për pasojë mund të përhapet po në të njëjtën mënyrë.

Frika e përhapjes masive dhe pasoja që mund të shkaktojë ka sjellë paqartësi dhe ende nuk dihet nëse do të hapen plotësisht.

Në qarkun Cherokee të Gjerogjisë më shumë se 1.100 studentë , mësues pjesëtarë të stafit arsimor janë karantinuar për shkak të rasteve pozitivë të raportuara me COVID-19.

Ndërkohë mësuesit kanë bërë thirrje që maska të përdoret pasivisht, po ashtu edhe distancimi social të respektohet.

Sakaq prindërit që i kanë çuar fëmijët e tyre në shkollë janë shprehur të shqetësuar.

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të fëmijëve në një analizë të publikuar bëri me dije se ka pasur një rritje prej 90% të rasteve të fëmijëve me COVID-19.

Dr. Sean O’Leary, nënkryetar i Komitetit të Akademisë së Pediatrisë të Akademisë Amerikane për sëmundjet infektive,- tha se rastet e raportuara të fëmijëve me koronavirus duhet të merren seriozisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!