Hans-Dieter Flick kërkon presing të lartë nga djemtë e tij dhe fitimin e dueleve ndaj rivalëve të Barcelonës. Trajneri i Bayern Munchen ka folur në konferencën për shtypin rreth ndeshjes çerekfinale në Champions, teksa jep lajmin e mirë për rikuperimin e Kingsley Coman.
MESSI-LEWANDOWSKI – “Nuk mund të krahasohen dy lojtarë. Robert është një qendërsulmues i nivelit botëror dhe shumë cilësi, sidomos në zonën e rreptësisë. Ai garanton gola dhe asiste. Messi është prej vitesh futbollisti më i mirë në botë. Nuk e di nëse do të shohim sërish një lojtar të tillë”.
SFIDA – “Luajmë kundër Barcelonës dhe jo kundër Messit. Jemi përgatitur për t’u sfiduar me argjentinasin. Duhet të luajmë si skuadër, djemtë duhet të kenë parasysh dy gjëra: të bëjnë presing lart dhe ka rëndësi të madhe të fitojmë duelet një kundër një”.
COMAN – “Kingsley është gati dhe pritet të luajë. Ai ndodhet në formën e tij më të mirë dhe mund ta nisë si titullar. Thiago? Të gjithë jemi të përqendruar te Championsi, e njëjta gjë vlen edhe për Thiagon”. /abcnews.al