Gentian Selmani ka bërë një sezon të mirë në ligën e dytë turke. Pjesë e Menemenspor, që e mori falas nga klubi i Laçit në Superiore, portieri mund të provojë të luajë në elitën e futbollit turk këtë sezon. Madje në një klub të madh si Fenerbahce.
TRT Spor bën me dije se bisedimet kanë nisur. Diçka të tillë e zbulon gazetari Yagız Sabuncuoğlu, përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Tëitter. Më parë emri i portierit është lidhur edhe me Besiktas dhe klube të tjera të elitës në Turqi.
Fenerbahce thuhet se po bisedon me Menemenspor, klub që zotëron kartonin e portierit dhe duhet të vendosë një çmim për Selmanin. Momentalisht nuk bëhen me dije detaje të tjera, veç nisjes së bisedimeve. /abcnews.al
TRT SPOR ÖZEL | Fenerbahçe, Gentian Selmani için kulübüyle görüşmelere başladı.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 12, 2020