Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkuan në një varrim, si u infektuan me koronavirus 7 rastet e sotme në Fier

schedule18:15 - 8 Gusht, 2020

schedule 18:15 - 8 Gusht, 2020

ISHP raportoi për 124 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku 7 prej tyre ishin në Fier.

Siç raporton për abcneës.al gazetarja Valbona Davidhi, bëhet fjalë për raste kontakti të disa pacientëve të konfirmuar me koronavirus dy ditë më parë.

Lexo edhe: Si asnjëherë më parë, Elbasani rekord rastesh me Covid-19

6 prej të infektuarve janë brenda nga Fieri, kurse 1 prej tyre mësohet të jetë nga Patosi. Të gjithë ata janë të afërm të një familjeje të konfirmuar me koronavirus dy ditë më parë dhe janë infektuar gjatë një ceremonie varrimi në Cakran.



Lexo edhe: Shkon në 2 814 numri i të sëmurëve me koronavirus, 4 të vdekur

Me 7 rastet e sotme Fieri numëron aktualisht 105 raste aktive me koronavirus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!