Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ky që jam falë nënës time, futbolli si arratisje. Zidane? Ende skuqem para tij”

schedule16:58 - 7 Gusht, 2020

schedule 16:58 - 7 Gusht, 2020

Casemiro ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, pak a shumë si shumica e brazilianëve. Vuajtje pafund, por më e madhe ka qenë sakrifica e nënës së tij, të cilës i dedikon çdo sukses që ka arritur.

“Luftëtari” i mesfushës së Real Madrid, ka dhënë një rrëfim emocionues për The Guardian, aty ku ndalet tek e kaluara, raporti me trajnerin Zidane dhe sfida ndaj Manchester City në Champions League.

Futbolli im nuk është i përbërë vetëm nga muskuj e shkelma. Duhet të përdorësh shumë trurin në këtë lojë dhe të japësh gjithmonë maksimumin. Unë e shoh futbollin si një mundësi arratisje, pasi kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë.



 

Modric, Kroos dhe Casemiro

I jam gjatë gjithë jetës borxhli nënës time, e cila më rriti me shumë sakrifica. Ky është shkaku pse tentoj të jap gjithmonë 100% në fushën e blertë. Miqtë e mi nuk kishin kaq fat sa unë dhe asnjëherë nuk e harroj diçka të tillë.

Zidane? Edhe sot nervozohem dhe skuqem disi kur bisedoj me trajnerin, por është e pabesueshme përulësia që ka. Ia kujtoj shpesh Botërorin e vitit 1998, na hoqi kupën nga dora ne brazilianëve, por, duke e njohur edhe më mirë, e pranoj që e meritoi plotësisht.

Tenton gjithmonë diçka ekstra si trajner, përpiqet të rrisë nivelin. Më karikon në çdo rast: ‘Casemiro, mund të japësh edhe më shumë‘. E kemi mendjen te ndeshja me Cityn. Është një sfidë e vështirë, por fanella që mbajmë veshur na detyron të fitojmë përherë“, përfundon mesfushori brazilian. /abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!