Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk ka mbetur vetëm në kornizën e kritikave dhe asaj që strulturat e partisë duhet të bëjnë më mirë.
Është edhe një ditë takimesh të socialistëve në distancë.
Madje edhe ndërmarrjes së inisiativave të reja ligjore. Një prej tyre është depozitimi i një projekt ligji javën e ardhshme nga grupi parlamentar socialist.
Për socialistët, ky është një hap i rëndësishëm në besnikërinë ndaj aleancës së vetme që konsiderojnë sot për sot në këtë proces që është bashkëqeverisja me njerëzit.
Asambleja i ka përfudnuar punimet pas afro dy orësh. Disa u nisën drejt zonave nga erdhën, të tjerë si kryeministri shijuan kafen në ballkon./abcnews.al