Abdurrahman Fangaj pësoi një dëmtim të rëndë në 19 korrik, datë kur Laçi fitoi 0-3 në Ballsh kundër Bylisit vendas.
Mbrojtësi i djathtë i ekipit kurbinas, dëmtoi ligamentin e gjurit dhe ditën e sotme ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Zagreb.
“Falë Zotit operacioni kaloi me sukses. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, në veçanti KF Laçit. Do rikthehem më i fortë inshAllah“, shkruan 22-vjeçari.
Rikuperimi i Fangajt do të zgjasë dhe ky vit mund të quhet i mbyllur për të. Rikthimi në fushë pritet të ndodhë janarin e vitit 2021. /abcnews.al