Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 1200 viktima në 24 orë dhe 72.238 raste të reja. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në rreth katër milion e gjysmë.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga Covid-19 me më shumë se 152 mijë viktima dhe pothuaj 4 milion e gjysmë persona të infektuar. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 1200 viktima në 24 orë dhe 72.238 raste të reja që kanë sjellë numrin e përgjithshëm të tyre që nga fillimi i pandemisë në rreth katër milion e gjysmë, nga të cilat 1.4 milion janë deklaruar të shëruar.
Pasi patën një ulje të rasteve nga fundi i pranverës, Shtetet e Bashkuara u përballën me një rritje marramendëse që nga fundi i qershorit, veçanërisht në jug dhe perëndim të vendit. Shqetësuese është situata në Florida, e cila ka regjistruar një 253 vdekje të reja./abcnews.al


