Nënshkruhet marrëveshja për parkun Fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Një sektor energjik i fortë

schedule12:29 - 31 Korrik, 2020

schedule 12:29 - 31 Korrik, 2020

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë do të fillojë nga puna një projekt i rëndësishëm.

Marrëveshja zbatuese nënshkruhet  mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë prestigjioze “Voltalia”, duke i hapur rrugë kantierit të madh të energjisë diellore, ku kompania franceze do të investojë 100 milionë Euro, duke nisur nga muaji shtator.

“Ky vend ka një pasuri të jashtëzakonshme. Mbi këtë pasusi po ngrihet një sektor energjetik i fortë i cili jo vetëm është i bazuar te ke energjitë e rinovueshme, por shton me këtë investim edhe energjinë diellore”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri theksoi kjo marrëveshje se vjen në një moment tronditës për atë që po kalon bota sot për shkak të pandemisë.

“Në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit që ia kanë dëgjuar emrin jo për arsyet e duhura. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe aset ka pasuri në ujë dhe në diell.  Mbi këto pasuri mund dhe po ngrihet një sektor gjithmonë edhe më i fortë. Energjia diellore është potencial i madh që po nisin ta shfrytëzojmë.  Dua t’i them gjithë miqve francezë mos përtoni ta tregoni historinë tuaj me qeverinë shqiptare.  Ne mund të bëjmë fushatat më impresionuese dhe të harxhojmë lekë pa fund por në fund të ditës nëse një kompani në Francë apo kudo qoftë do të tërhiqej nga fjalët do të merrte telefonin dhe do të pyeste se kush është dhe pse të investoj.  Nëse përgjigja do të ishte asnjë, vendimi do të ishte i vështirë për t’u marrë. Unë këta i quaj akull-thyesit”, tha më tej Rama.

Ndërkohë Balluku tha se ky investim do të sjellë mbi 100 milionë euro në ekonominë shqiptare, ndërsa shprehet se procesi që solli deri në finalizim është model që ekspertët e Harvardit do e marrin për objekt studimi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/624467458176734/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!