Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kandidoi për president në 2012 në SHBA, humb jetën nga Covid-19 Herman Cain

schedule10:29 - 31 Korrik, 2020

schedule 10:29 - 31 Korrik, 2020

Herman Cain, biznesmeni që kandidoi për President në vitin 2012, ka humbur jetën nga koronavirusi. Cain, 74 vjeç, u shtrua në spital pasi u diagnostikua  në fillim të këtij muaji me Covid-19.

Gjatë gjithë periudhës së shtrimit të tij në spital, ai ka mbajtur ndjekësit e tij të informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

“Ky është një virus i ashpër, ju lutem vazhdoni të luteni”-shkruhej në postimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.



Gjatë një tubimi të mbajtur nga Presidenti Donald Trump në Tulsa, ai nuk vendosi maskën dhe nuk respektoi distancimin social nga pjesa tjetër e njerëzve.

Cain është shtruar në spital më datën 1 korrik , megjithëse është ende e paqartë kur ose ku u infektua me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!