Nwabueze krah Altin Çukos, 24 golat e fusin në historinë e Laçit

schedule20:44 - 30 Korrik, 2020

schedule 20:44 - 30 Korrik, 2020

Kyrian Nwabueze futet në historinë e klubit të Laçit, pasi është lojtari që ka shënuar më shumë gola brenda një sezoni në elitën e futbollit shqiptar. Nigeriani me pasaportë amerikane, me 24 gola të shënuar, bëhet i dyti që ka marrë “Këpucën e Artë” duke mbrojtur ngjyrat e Laçit.

I pari që e kishte bërë diçka të tillë ka qenë ish-sulmuesi Altin Çuko. Lushnjari, i cili i ishte bashkuar Laçit në gjysmën e dytë të sezonit 24 vite më parë, shpërtheu dhe shënoi 16 gola me fanellën bardhezi. Ai kishte realizuar edhe pesë herë të tjera me Tomorin në fazën e parë.

Me 21 gola ai u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 1995/96 dhe shkroi emrin në historinë e klubit kurbinas. Pas 14 vitesh është Nwabueze ai që bën të njëjtën gjë, por me tre gola më shumë. /abcnews.al