Një tjetër sezon i Kategorisë Superiore përfundoi mbrëmjen e kaluar dhe shumë lojtarë kanë dalë të lirë. Njëri prej tyre është edhe Vasil Shkurtaj, i cili i dha fund aventurës 1.5-vjeçare me Kukësin.
Autori i 22 golave në Superiore në këtë sezon, ka njoftuar ndarjen me nënkampionët e Shqipërisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Erdhi momenti i lamtumirës. Një cikël i bukur i karrierës sime futbollistike, sapo u mbyll. 1 vit e gjysmë plot gëzime, por edhe mërzitje. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit, trajnerët, stafin mjekësor, punëtoret e fushës edhe gjithë shokët e skuadrës për këtë bashkëpunim.
Ishte nder për mua të përfaqësoja ekipin e Kukësit dhe uroj që vitin tjetër të shpallen kampion, sepse e meritojnë. Me respekt, Vasil Shkurtaj“, shkruan bomberi vlonjat. /abcnews.al