Kina regjistroi 101 raste të reja me koronavirus, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i muajit prill. Sipas CNN, raportohet se 98 prej rasteve ishin brenda vendit, përfshirë 89 raste të tjera të cilat u konfirmuan në rajonin e Xinjiang.
Kina regjistroi gjithashtu edhe 27 raste asimptomatike, të cilat nuk përfshihen në të dhënat zyrtare. Kjo është hera e parë që vendi ka raportuar më shumë se 100 të prekur në një ditë të vetme, që nga data 12 prill. Numri i përgjithshëm i të prekurve në botë nga COVID-19, është 16.8 milionë, ndërsa raportohet se 659 mijë persona kanë ndërruar jetë. /abncews.al