Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, u la jashtë formacionit ditën e djeshme nga trajneri Lampard. Ka disa kohë që flitet se spanjolli mund të largohet nga blutë e Londrës dhe mosaktivizimi i djeshëm në një ndeshje delikate ku vendosej fati i Championsit do të thotë shumë për të ardhmen e Kepës tek Chelsea.
Pas përfundimit të takimit dhe sigurumit të Champions Leagues, ishte trajneri Lampard ai që sqaroi vendimin e tij për lënien në stol të 25-vjeçarit. “Nuk doja t’i besoja Kepës në këtë ndeshje. Ishte një vendim i bazuar në situatën që ai po kalon si dhe në formën që ai ndodhet. Duhet t’a pranojmë që ai po kalon një periudhë të vështirë”, ishin fjalët e anglezit pas ndeshjes.
Në portën e Chelseas ditën e djeshme ishtë Willy Cabellero dhe mesa duket e ardhmja e Kepës duket larg Londrës. Në ditët e fundit është folur shumë për një transferim të Jan Oblak në radhët e Chelseas, por ende nuk ka asnjë ofertë konkrete ndaj Atletico Madridit. /abcnews.al