Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rindizen protestat në SHBA, një viktimë dhe 21 policë të plagosur

schedule17:26 - 26 Korrik, 2020

schedule 17:26 - 26 Korrik, 2020

Protestat që përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së George Floyd janë rindezur sërish.

Mbrëmjen e kaluar në Portland, Oregon, demonstruesit janë përplasur dhunshëm me efektivët që përdorën sërish gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën.

Ndërkohë pamjet e protestës së Portlandit frymëzuan në Siatëll, tubimin më të madh prej javësh.



Për shkak të përplasjeve midis turmës dhe autoriteteve, 21 oficerë policie u plagosën nga sulmet me gurë, tulla apo lëndë shpërthyese.

Ndërsa policia arrestoi mbi 45 pjesëmarrës.

Mbrëmja përfundoi me tragjedi në Teksas, ku një prej protestuesve u vra me armë zjarri gjatë marshimit.

Momenti u transmetua “live” në rrjete sociale, teksa dëgjohen disa gjuajte të njëpasnjëshme.

Vala e re e protestave lidhet me vendosjen e autoriteteve nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme, krijuar pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Këto trupa janë parë të armatosur rëndë dhe të paidentifikueshëm, duke arrestuar protestuesit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!