Josep Maria Bartomeu flet për çështje të rëndësishme, si transferimi i Lautaro Martinez dhe rinovimi i kontratës me Lionel Messi. Presidenti i Barcelonës pranon se bisedimet për lojtarin e Interit kanë ngecur për momentin.
“Ne kemi biseduar me Interin, por tani gjithçka është pezull. Fokusi sportiv për momentin është te Champions League, që është shumë pranë”, shprehet Bartomeu për “Mundo Deportivo”, kur pyetet në lidhje me Lautaro Martinez.
LEXO EDHE: “Gënjeshtra, Messi s’vjen as në Fantasy Football”, Conte flet troç
Këto ditë ka pasur shumë fjalë se Leo Messi mund të kalojë tek Interi. Në Itali e kanë hedhur poshtë si opsion dhe të njëjtën gjë bën edhe Bartomeu, i cili siguron se ylli argjentinas do ta rinovojë kontratën së shpejti.
“Messi e ka thënë disa herë që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu dhe nuk kam asnjë dyshim që ai do ta rinovojë kontratën. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, sikurse bëj me të gjithë kapitenët”, shprehet presidenti i katalanasve. /abcnews.al