Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, ka folur për Supersport pas humbjes 3-0 ndaj Partizanit, humbje që matematikisht bëri që Vllaznia të mbetet në zonën “Play-Out”. Në fjalën e tij, numri një i stolit shkodran tha: Më vjen keq, sepse ndeshjet e fundit po luanim mirë.
U goditëm me një goditje nga larg dhe psikologjikisht ndikoi. Goli i dytë na vrau fare. Skuadra ka vlera, ka brumë. Edhe përpara, pas fitoreve vinte ndonjë humbje. Nuk e di si mund të zgjidhet, me ndërrim lojtarësh, apo trajenri. Kjo psikologji duhet larguar nga Vllaznia.
Rasti i penalltisë? Jemi mësuar me këto probleme. Junior merr topin, Belica ndërhyn. E mendoja humbjen, por jo me lojë të tillëmu munduam, por bëmë gabime foshnjarake. Mbrojtësi nuk i del para, portieri nuk reagon.
Në pushim ishin të gjithë me kokë poshtë. Pati edhe një debat, që u mundova ta sheshoj. Mendojmë për play out. Skuadra ka brumë, do të japë. Mendoj se do te mbetemi në Superiore. Pastaj për organizimin e klubit vendosin drejtuesit.
Vllaznia nuk sulmon dot? Është e vërtetë. Prisja çdo rezultat, por jo lojën. Kishte tre ndeshje që kishim rritje. Shikoja shumë përqendrim. Te goli i parë pashë që i kërkonin llogari njeri tjetrit. U mundova ti qetësoj lojtarët, por pashë tension në këmbët e tyre. Sa herë kjo Vllazni bën që të ngjitet lart, pëson humbje. Nuk e di si ndryshon kjo psikologji. Duhet të mendojmë për ndeshjen e datës pesë”, u shpreh Dedja./abcnews.al