“Është i blerë nga Kina”, kreu i OBSH i kthen përgjigje sekretarit amerikan të shtetit

schedule18:04 - 24 Korrik, 2020

schedule 18:04 - 24 Korrik, 2020

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u është përgjigjur akuzave të hedhura nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në drejtim të tij.

Ky i fundit kishte deklaruar më herët se drejtuesi i OBSH është i “blerë” nga Kina.

Duke i kthyer përgjigje, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se vendet duhet të fokusohen në shpëtimin e jetëve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Pompeo i bëri akuzat ndaj Ghebreyesus gjatë një mbledhjeje private me deputetët britanikë në Londër, të enjten.

Po ashtu, Sekretari i Shtetit po ashtu u shpreh gjatë një konference për mediat se bota duhet të sigurohet që çdo vend, përfshirë dhe Kinën, të sillet në mënyra që janë në një vijë me rregullin ndërkombëtar.

“Nuk mund të shkosh e të bësh kërkesa për rajone detare për të cilat nuk ke pretendime të ligjshme. Nuk mund të kërcënosh vendet dhe t’i bullosh në Himalaje. Nuk mund të përfshish në operacione të fshehta institucionet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, u shpreh Pompeo.

Kur u pyet për të komentuar fjalët e Pompeos të enjten, Tedros tha “komentet janë të pavërteta dhe të papranueshme dhe pa asnjë bazë, për atë çështje.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!