Listat e hapura, Kim paralajmëron: Kujdes, liderët do mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë!

schedule16:45 - 22 Korrik, 2020

schedule 16:45 - 22 Korrik, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me propozimin më të fundit të Partisë Demokratike për kandidimin e Gjin Gjonit në listat për deputetë.

Përmes një postimi në rrjete sociale ambasadorja Kim shkruan se të gjithë liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi “skanoni” kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”, shkruan Kim.

Reagimi i saj vjen pas lajmit të publikuar në media se ish-gjyqtari Gjin Gjoni do të kandidonte në listat e PD për deputet nga dega e qytetit të Lezhës.

Ndërkohë burime zyrtare nga Partia Demokratike mohojnë lajmin e publikuar duke theksuar se nuk mund të kandidohet nga PD asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut./abcnews.al