Humbja katastrofale e PD po nxjerr në pah luftën e egër të listës së hapur, e cila tashmë ështe ngucur. Në Tiranë, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku po luftojnë për mandatin e 13 të, me mbi 2 mijë vota secili.
Ilir Meta, i cili paralajmëroi së do të ishte deputeti më i votuar pas 11 majit, është i 6 ti në listë me vetëm 700 vota. Atij ia kalojnë edhe kandidatja e Rrogozhinës, Loranca Hoxha dhe Myslim Murrizi.
Në Durrës, betejën për mandatin e gjashtë po e fiton Arian Ndoja, ish prokurori i shkarkuar nga Vetingu të cilit iu bë atentat ne 2019 në Shkozet.
Në Lezhë, Gjin Gjoni, ish gjyqtari i cili iu shmang Vetingut, rezulton më i votuari, për të kapur mandatin e tretë te qarkut. Për te katërtin në radhë është kreu i PD në Mirditë, Aleksander Lala.
Bardh Spahia është më i votuari në Shkodër, bashkë me Ted Koplikun, djalin e ish deputetes Irma Kopliku, kurse në Kukës Isuf Çela, deputeti fjalë pak i cili i qëndron ‘roje’ Berishës në parlament, po merr karrigen e mandatit te dytë.
Në Korçë, mandatin e katërt po e siguron Jorida Mazelliu, një dentiste e mbështetur nga kandidati i listës së sigurt, Bledjon Nallbati, që pak ditë para zgjedhjeve grushtoi një kamionist dhe humbi gjithë zonen e tij elektorale, Devollin.
Në Vlorë, kandidati më i votuar i PD, ështe greku nga Amerika Petro Gjikuria, i mbështetut nga Beleri. Por parlament nuk shkon, sado vota të marrë me Belerin.
Në Berat, nipi i Kasëm Mahmutaj, Gazment Mahmutaj rezulton më i votuari, i dyti Lefter Maliqi, por te dy skane shpresa për parlament.
Kurse në Elbasan, më i votuari del ish futbollisti Ilirjan Alliu. Tenori Armaldo Kllogjeri, dështoi sërish. Suksesi i tij mbetet vetëm skena si tentor, as politika dhe as Big Brother.
Në Dibër më i votuari është Basir Collaku, por edhe ky nuk pati sukses ne politike.