Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“Në 2020 u largua si frikacak mos e kapte vettingu”/ Alesia Balliu: Gjin Gjoni nuk justifikoi pasurinë, ka lidhje me organizata kriminale

schedule23:59 - 4 Maj, 2026

schedule 23:59 - 4 Maj, 2026

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Alesia Balliu akuzoi kreun e PD Sali Berisha se po e mban partinë peng për interesa personale.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se Berisha është i lidhur me bandat kriminale për vota.

Gjithashtu hodhi akuza edhe ndaj Gjin Gjonit duke thënë se dha dorëheqjen në 2020 për shkak të Vettingut dhe se sipas saj është i lidhur me grupe kriminale dhe është pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme.



“Ka një dosje, në 2020 Gjin Gjoni si frikacak ka dhënë dorëheqjen që mos e kapte vetting. Mjafton ti hysh të gjitha të dhënave për të kuptuar se kush është figura e Gjin Gjonit dhe ku janë unë. Unë as nuk jam pasuruar nga politika. Ai dha dorëheqjen se nuk justifikonte do pasuritë e tij vilën në Farkë dhe lidhjen me organizata kriminale. Ka bërë pazare dhe është pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme. Ndaj iku si frikacak në 2020. Sot dalin shpifin me urdhër të Berishës te media e fanit, për personin tim. Damkën për lidhje me grupe kriminale e ka Berisha nuk e ka Salianji. PD duhet të shpëtojë nga kjo klikë që e ka uzurpuar dhe të bëhet një politikë reale që t’i shërbejë demokratëve që sot po uzurpohet nga Sali frikacaku”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!