PS nuk tërhiqet, Gjiknuri: PD dhe LSI të konfirmojnë praninë në mbledhjen e sotme

schedule13:28 - 22 Korrik, 2020

schedule 13:28 - 22 Korrik, 2020

Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri nuk pranon kërkesën e opozitës jashtëparlamentare për shtyrje të tryezës së sotme.

Në përgjigje për Bylykbashin dhe Vasilin, Gjiknuri thotë se mund të takohen edhe të enjten dhe të premten por pa shtyrë takimin e sotëm.

Ai thekson se bëhet fjalë për çështje konkrete dhe koha është mjaft e çmuar.

“Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.

 Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë. 

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00.

Damian Gjiknuri”, shkruan Gjiknuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!