Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News, fillimisht uroi Tiranën për titullin kampion. Më pas ai foli edhe për ndeshjet e kuqebluve dhe normalisht pret që bardheblutë të luajnë pastër kundër Bylisit, javën e fundit.
“Si fillim uroj Tiranën për titullin, e meritojnë. Tirana e Kukësi kanë qenë dy ekipet më të mirë. Gabuan më pak dhe e meritojnë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën tonë, me mundësitë që kemi”, tha fillimisht mesfushori i Vllaznisë”.
“Është pozitive për ne që Tirana do të luajë normalisht kundër Bylisit. Pastaj futbolli është futboll dhe nuk i dihet rezultatit. Ne kemi dy ndeshje të vështira, por jemi rritur fizikisht. Jo çdo gjë është në dorën tonë. Jemi një nga ekipet më të dëmtuara. Na u desh koha të kapin formën maksimale”.
“Partizani e ka si finale, sikurse edhe ne. Është ndeshje e vështirë, por jam optimist. Vllaznia ka pasur rritje. Unë kam besimin që do të dalim me rezultat pozitiv, pra me tre pikët. Partizani është ekip shumë i mirë, por nuk na lejohet rezultat tjetër”.
“E kam thënë edhe herë të tjera, edhe me fakte. Vllaznisë i mungojnë tetë penallti, shtatë që kanë ndikuar në rezultat. Po të mos ishte bërë kjo masakër, do të ishim në kushte të tjera”, përfundoi Lika. /abcnews.al