Pep Guardiola e ka përjetuar keq eliminimin kundër Arsenal në gjysmëfinalen e FA Cup. “Topçinjtë” fituan 2-0 falë dy golave të kapitenit Aubameyang dhe do të përballen me Chelsea në finalen e madhe.
Trajneri i “Cityzens”, nuk i ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të tij. Objektivi i vetëm ka mbetur Champions League, por Guardiola e di se nuk mund të luhet në këtë mënyrë në 7 gusht, në duelin e kthimit të raundit të 1/8 (City ka fituar 1-2 në “Santiago Bernabeu”).
“Mund të na shërbejë si leksion eliminimi nga FA Cup, por nuk është e thënë që do të ndodhë kështu. Nuk luajtëm mirë kundër Bournemouth në kampionat dhe e njëjta gjë ndodhi edhe ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e FA Cup, sidomos në pjesën e parë.
Situata jonë është shumë e qartë dhe nuk mund të them më shumë. S’është e nevojshme të jesh gjeni për të kuptuar se duhet të bëjmë më mirë nëse duam të eliminojmë Real Madrid. Duhet ta rrisim nivelin tonë, përndryshe rrezikojmë shumë në Champions“, thekson trajneri i Manchester City. /abcnews.al