Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Spanjë janë të sigurt: Lautaro te Barça, Interi e zëvendëson me një brazilian

schedule20:27 - 18 Korrik, 2020

schedule 20:27 - 18 Korrik, 2020

Lautaro Martinez është gjithnjë e më afër kalimit te Barcelona dhe Interi po sheh për zëvendësuesin e tij. Alternativat janë të shumta, teksa një emër i ri ka dalë në skenë. Ai është Gabriel Jesus, sulmuesi i Manchester Cityt.

Antonio Conte e pëlqen shumë brazilianin, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola në 32 ndeshje, shumicën prej të cilave e ka nisur nga pankina. Katalanasja Sport.es është e bindur që Lautaro do të transferohet te Barcelona dhe Interi do të shpenzojë një pjesë të parave për Gabriel Jesus.

 

Gabriel Jesus duke festuar një gol me Manchester City

Për 23-vjeçarin është përfolur shumë edhe Juventusi, por e ardhmja e tij pritet të jetë në Milano. Nga ana tjetër, klubi zikaltër ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Alexis Sanchez. Kileni është paraqitur mirë në ndeshjet e fundit dhe po negociohet me United për kalimin e tij përfundimtar në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!