Tirana ka kaluar në avantazh në takimin kundër Flamurtarit. Mbrojtja mike, rezistoi vetëm 21 minuta, minutë kur Muçi shënoi me anë të një penalltie. Ishte Michael Ngoo ai që fitoi penallti, pas një pengimi të Olsi Gocajt.
Talenti i Tiranës mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe me një qetësi olimpike, mposhti portierin mik, i cili nuk arriti t’ia kuptojë krahun. Ky ishte goli i 12-të këtë sezon për talentin e Tiranës, 7 në kampionat dhe 5 në Kupën e Shqipërisë./abcnews.al
Superiore, java 34
Tirana – Flamurtari 1-0
Muçi (p) 21’