Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rasti i Arlindës kërkon shkarkime, jo vetëm pezullime”, analistja: S’kemi një dorëheqje morale!

schedule17:27 - 29 Tetor, 2026

schedule 17:27 - 29 Tetor, 2026

Analistja Afërdita Maliqi ka kritikuar reagimin institucional lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se pezullimi i 11 zyrtarëve policorë nuk është i mjaftueshëm dhe se duhet të ketë përgjegjësi konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Maliqi ka theksuar se Ministria e Drejtësisë nuk i është drejtuar qeverisë, ndërsa ka përmendur policinë, gjykatën dhe prokurorinë si institucione që, sipas saj, nuk kanë reaguar siç duhet.

Sipas saj, kryeministri i vendit duhej të kërkonte dorëheqje morale apo të ndërmerrte shkarkime politike, duke pasur parasysh se Ministria e Drejtësisë është koordinatore kombëtare për dhunën në familje.



Maliqi ka theksuar se protestuesit kanë të drejtë kur kërkojnë shkarkime dhe jo vetëm pezullime, pasi zyrtarët e pezulluar mund të kthehen sërish në të njëjtat pozita.

 “ Ministria e Drejtësisë nuk i është drejtuar qeverisë. Është policia, gjykata, prokuroria dhe nuk ta hap dikush derën. Kemi skandale pas skandali, një ministre që e thotë atë fjali, ndërkohë që është një rrjet që e ka injoruar rastin e Arlindës.

Sot kemi 11 pezullime, por nuk kemi asnjë përgjegjësi të marrë nga institucionet. S’kemi një dorëheqje morale apo shkarkim politik që duhet ta bënte kryeministri i vendit, sepse Ministria e Drejtësisë është koordinatore kombëtare për dhunën në familje.

Protestuesit po kërkojnë me të drejtë shkarkime dhe jo pezullime, sepse me pezullim mund të kthehesh sërish në punë në një vend të njëjtë. Në rastin konkret duhet të ketë shkarkime.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!